Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian, Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi. Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në mes të temave të shumta, ky delegacion e ka përgëzuar kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror. Tutje në njoftim thuhet se delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …