Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me vonesë të theksuar më në fund ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të shumta që ndodhën atje. Ai tha se bandave kriminale atje po i vjen fundit dhe se ato e dinë këtë, derisa shtoi se Qeveria “as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”. Kurti thotë se “me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje”, pasi sipas tij “do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij por nuk ka zgjedhur mediet për më shuimë informacione e ballafaqime pikëpamjesh.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …