Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar ftesën e Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në samitin e nismës, “Ballkani i Hapur”

Qeveria e Kosovës njoftoi se kryeministri,  Albin Kurti, ka marrë ftesë nga homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022. Kurti i është përgjigjur negativisht kësaj ftesë përmes një letre drejtuar Kovaçevskit, ku ka shpjeguar arsyet e refuzimit. Sipas tij, Kosova e mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtar. Ndaj, ai ka thënë se Kosova është e angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

 

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …