leoni

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikonfirmuar se mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht presonit nga BE-ja dhe Amerika,  ka rikonfirmuar  se mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës dhe se rregullorja e saj e re, e cila hyri në fuqi nga 1 shkurti 2024, nuk e targeton dinarin e Serbisë. Kurti sqaroi se sipas tij  në këndvështrimin praktik ky vendim nënkupton se pagesat që marrin serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, por do të deponohen në llogaritë e tyre me euro dhe se posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare. Për më tepër, hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në euro do të jenë pa pagesë”, thuhet në deklaratën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …