Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët e Amerikës, Anglisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kosovë. Ai i njoftoi ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia Anglia dhe Amerika. Kurti dhe ambasadorët diskutuan edhe mbi aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës teksa i falënderoi për mbështetjen e tyre për këtë aplikim. “Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …