Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fondacionin humanitar “Freskia” në Prishtinë, të udhëhequr nga hoxha Husamedin Abazi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fondacionin humanitar “Freskia” në Prishtinë, të udhëhequr nga hoxha Husamedin Abazi, një figurë e lidhur me organizatën e dikurshme AKEA, e cila ishte mbyllur nga shteti në vitin 2014 për dyshime mbi përfshirjen në rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë për luftërat në Siri dhe Irak. Husamedin  Abazi,   ka qenë subjekt i raportimeve të shumta ndërkombëtare, përfshirë një hetim të gazetës amerikane “New York Times” që e lidhte xhaminë te “4 Llullat” në Prishtinë me islamin radikal. Në vitin 2016, Abazi e kishte cilësuar këtë raportim të rremë, duke kërkuar falje nga gazeta prestigjioze. Pavarësisht së kaluarës së tij të diskutueshme, gjatë vizitës së tij në “Freskia”, kryeministri Kurti e vlerësoi fondacionin si një qendër që ndihmon gratë vetushqyese për t’u aftësuar në fusha si pastiçeria dhe rrobaqepësia.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi

Natyra Kuçi: Vetëvendosja ka kaluar nga ideologjia partiake në kultin e individit

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka deklaruar se thirrja “Albin Baba” në tubimet e …