Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava. Me këtë rast ai uroi të gjithë besimtarët islamë. Për festën e Kurban Bajramit vizitën e parë e bëmë në Bashkësinë Islame për t’ia uruar myftiut Tërnava dhe bashkësisë së tij, për t’i falënderuar për rolin që e kanë luajtur në vazhdimësi. Të mirat duke i ndarë shtohen, pasi duke i ndarë bëhen të mira për të gjithë. Edhe mirëqenien duhet ta ndajmë e sakrifica ia vlen e nuk ka ditë më të përshtatshme për ta konkretizuar këtë se sa festa e Kurban Bajramit. Urime të gjithë besimtarëve”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …