Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Kushtetuta e Kosovës, e cila i ka dhënë shume privilegje pakicës serbe, nuk lejon në frymën e saj Asociacion një etnik. Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Aty mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe është përpiluar nga Marti Ahtisari, nuk lejon në frymën e saj Asociacionin një etnik. Fjalia e parë e atij plani që është hartuar nga Ahtisari thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”, u shpreh Kurti. Asociacionet apo institucionet mono etnike nuk janë në frymën e atij plani apo Kushtetutës sonë. Megjithatë, ne ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet jo shumicë në Kosovë dhe jam shumë i angazhuar në këtë drejtim, tha Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …