Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në ndarjen e mirënjohjeve për disa policë të EULEX-it. Këtë takim, e ka komentuar edhe ushtruesi i detyrës së OVL të UÇK-së, Faton Klinaku. Ai tha se Kurti njëherë i ka kundërshtuar pjesëtarët e EULEX-it dhe ua ka rrëzuar ‘xhipat’, e sot po i dorëzon medalje. Klinaku e ftoi Kurtin që t’i marrë dosjet në prokurori e t’i pastrojë listat e veteranëve, por ia ka lënë një porosi – të mos e prek ligjin për veteranët. I ke pas kundërshtuar e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash jepu medalje policëve të EULEX-it, ka shkruar Klinaku.