Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Paris është takuar dhe ka biseduar me shefin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Pas takimit Kurti shkroi se nuk duhet vonuar bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, teksa kanë folur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Përpara samitit të sotëm në Paris, jam takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar Propozimin e Brukselit të mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Amerika, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne nuk duhet të vonojmë bisedimet për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme pasi trajtojmë çështjet aktuale”, ka shkruar mes tjerash kryeministri, Albin Kurti.
