Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. U diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. Sipas komunikatës nga Kryeministria, në takim është diskutua për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun mes  Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura. Kurti ritheksoi se Qeveria  është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …