Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media është pyetur nga gazetarët edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritjeve për sa i përket pjesës së parë të vitit 2024. Kurti ka deklaruar me këtë rast se tash për tash, dialogu vazhdon në nivel të kryeneogciatorëve dhe se sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë e për të cilin Kurti potencon se vjen ftesa nga BE, s’ka diçka të re. “Tash për tash dialogu pomzhvillohet në nivel të kryenegociatorit dhe zëvëndësit tim, Besnik Bislimi dhe lehtësuesit evropianë, Miroslav Lajcak. Aktualisht ky është rrafshi ku do mund të përcaktohen hapat e ardhshëm. Derisa në nivel të takimit të liderëve për të cilin na vjen ftesa nga Josep Borell, s’ka diçka të re”, ka deklaruar Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …