Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri e po ashtu për zbatimin e Marrëveshjes Bazike me Serbinë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët i kishin bojkotuar zgjedhjet. Nesër pritet që para asambleistëve, ta bëjë betimin kryetari i ri, Erden Atiq i cili në zgjedhjet 23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore. Lidhur me përgatitjet për nesër këtë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Uglanin, tha se janë në fazën përfundimtare. Në mënyrë që procesi në ditën e betimit të kryetarit, Erden Atiq, të përcillet pa ndonjë incident, plan operacional ka përgatitur edhe Policia e Kosovës në veriun e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …