Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson thellë se rezistenca ndaj taksës do ta sjell njohjen e Serbisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se është i hapur për çfarëdo zgjedhje e cila do të ishte në dobi të vendi, madje edhe për qeveri gjithëpërfshirëse. Ai ftoi për takim edhe partitë opozitare, LDK e Vetëvendosje, nëse kanë siç tha ai formulën për zgjidhje. Haradinaj theksoi se nuk jep dorëheqje meqë sipas tij, vendimet që po merr janë të drejta. “Unë nuk duhet me qenë bllokues nëse diçka e mirë i vjen vendit. S’po du me dhënë dorëheqje se mendoj që kam të drejtë me vendimet që po i marrë. Unë kam pas këshilla edhe për ushtrinë. Edhe ligji për Trepçën ishte i vështirë. Nuk mendoj që shkuarja ime e ndreq gjendjen në këtë vend”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj, beson thellë se rezistenca ndaj taksës do ta sjell njohjen e Serbisë. Ai ka thënë se i vetmi kompromis për largim të taksës do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …