leoni

Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj – Erdoganit: Askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryetarit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë. Haradinaj këto komente i ka bërë në promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kryeministri Haradinaj ka thënë se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

“Duke përkujtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeun dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre. Ata bëjnë mirë që të na njohin, se atëherë kur na njohin e dinë se kurrë nuk është në traditën tonë për të hyrë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Republikës së Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonin në Kosovë. Këto punë kemi për t’i bërë vetëm ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …