Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka pritur sot në një takim ambasadorin britanik Ruairi O’Connell, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer me të. “Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillim vit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …