Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do ta udhëheq mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës. Kjo mbledhje është parashikuar që të fillojë në ora 12:00. Se a do ta njoftoj kreu i ekzekutivit kabinetin qeveritar në lidhje me takimin e djeshëm në Bruksel, kjo mbetet të shihet pasi që nuk është bërë i ditur rendi i ditës së kësaj mbledhje. Ndryshe gjatë ditës së djeshme në Bruksel, kryeministri Haradinaj e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës se taksa për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës nuk do të hiqen.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …