Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të japë dorëheqje për shkak të Listës Serbe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Sipas një njoftimi, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Gjithashtu është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për medie. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, kryetari drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, edhe pse  koalicioni qeverisës nuk ka shumicën në Kuvend, pas largimit të Listës Serbe. “Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare. Lista Serbe është partner. Kemi pas partneritet të mirëfilltë. Veprimi i djeshëm s’ishte i drejtuar kundër serbëve të Kosovës e as komunitetit politik në Kosovë, pos për ata që kanë shkelur ligjin. Është procedurë standarde. Është e pakuptueshme marrja e këtij vendimi, sepse është zbatuar ligji. Ka pasur edhe  raste të tjera  kur në emër të ligjit janë tërhequr zvarrë liderët. Dorëheqje s’e kam plan të jap. Nuk kam fjalë për ata që hyjnë e dalin, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …