Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 17-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Rahim Beqiri komandant ROKI ka bërë homazhe pranë lapidarit të tij në fshatin Kopërnicë të Dardanës. Pas nderimeve kreu i qeverisë ka marr pjesë edhe ecjen tradicionale “Rahim Beqiri –komandant Roki” që përshkon rrugën nga Kulla e Kadri Zekës në Poliqkë-kikë deri në Grimë. Në këtë rast Haradinaj e vlerësoi kontributin e Rahim Beqirit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë e atdheut.
