leoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se mjetet e fondit rezervë janë ndarë gjithmonë me miratimin e Qeverisë

Kryeministri Haradinaj thotë se mjetet e fondit rezervë janë ndarë gjithmonë me miratimin e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas shkrimeve për shpenzimin e tërë fondit rezervë, ka thënë se nga ky fond, janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme, ku është dashur vendim i shpejtë dhe gjithmonë me miratimin e Qeverisë. “Fondi rezervë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është fond i cili mbulon shpenzimet që nuk kanë linjë buxhetore dhe të cilat nuk janë paraparë fillimisht në buxhetin vjetor financiar. Rëndom, në këtë kategori, për një vit financiar ndahen rreth 5 milionë euro, derisa varësisht nga vijueshmëria dhe nevoja, ky fond rimbursohet, pas alokimeve buxhetore, të inicuara nga Ministria e Financave dhe të aprovuara nga Qeveria. Pothuajse në çdo vit, përfshirë këtu edhe vitet kur kanë qeverisur të tjerët, shuma totale e ndarjes qoftë fillestare, qoftë e mëvonshme, kalon mbi 7 milionë euro. Nga ky fond, janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme, ku është dashur vendim i shpejtë dhe gjithmonë me miratimin e Qeverisë. Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike. Arsyeshmërinë, procedurat konform ligjeve të vendit dhe vendimet, i bënë gjithmonë Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës. Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …