Kryeministri i Kroacisë, Andej Plenkoviq ishte në krye të detyrës të dielën kur anuloi gjitha aktivitetet dhe shkoi në Slavonski Brod. Në këtë vend një autobus me targa të Kosovës devijoi duke rënë anash, me që rast dhjetë veta vdiqën e mbi katër dhjetë të tjerë u plagosën. Pasi që vizitoi të lënduarit Plenkoviq tha se Kroacia i ofron Kosovës krejt ndihmën e mundshme në këto ditë të vështira për Kosovën. Ndërkohë po me ndihmën e autoriteteve në Zagreb të dielën për t’i vizituar të prekurit e ngjarjes në Slavonski Brod, shkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me disa ministra. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës , Xhelal Sveçla, të hënën ka thënë se kjo është fatkeqësi shumë e rëndë për popullin tani po koordinohen që njerëzit sa më parë të shkojnë në Kosovë apo të kthehen në Gjermani nëse ata duan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …