leoni

Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, D. Abazoviq, pasi e ka marrë detyrën i ka kërkuar Kosovës që t’i bashkohet “Ballkanit të hapur”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pasi e ka marrë detyrën e shefit të qeverisë, i ka kërkuar Kosovës që t’i bashkohet “Ballkanit të hapur”, ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë vendi i tij me këtë iniciativë, pjesë e të cilës aktualisht janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Abazoviqi duke folur në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan”, të organizuar nga Instituti ndërkombëtar republikan nga ShBA-ja, ka thënë se Mali i Zi do të shkojë si vëzhgues në Samitin e Ohrit që do të mbahet 7-8 qershor. I pyetur rreth qëndrimit të zëvendëskryeministrit malazez, Rasko Konjevic, i cili ka qenë i ashpër duke thënë se askush nuk mund të marrë obligime në emër të shtetit, Abazoviqi ka thënë se kjo është “pjesë e taktikës dhe marrëveshjeve” që kanë për qëllim të ndajnë shoqërinë në Mali të Zi. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq mban qëndrim kundër hyrjes së Malit të Zi në “Ballkanin e Hapur”, por Abazoviqi ka thënë se politikën e jashtme e udhëheq qeveria. “Nuk shkojmë në Ohër të bëhemi pjesë të ‘Ballkanit të hapur’. Shkojmë si vëzhgues. Do të analizojmë se çfarë është e mirë për vendin, nëse vlerësojmë se është diçka e mirë nuk kam asgjë kundër aqë t’i bashkohemi iniciativës”, ka thënë Abazoviqi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …