Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë fjalës së tij ka deklaruar në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje, për shkak të mbijetesës së Qeverisë dhe pikërisht për këtë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të shtetit malazez. Abazoviq ka thënë se ri-konfigurimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime. Deputeti socialdemokrat Damir Shehoviq e pyeti Abazoviqin nëse do të jepte dorëheqje, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi. Kryeministri theksoi gjithashtu se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare gjithashtu nuk përbën problem. Gjukanoviq dhe Abazoviq gjatë ditës së djeshme janë takuar dhe kanë tejkaluar mosmarrëveshjet rreth bashkëqeverisjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …