leoni

Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë, thotë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk arriti të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë vizitës treditore në Kosovë nuk u takua  me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka refuzuar takimin me kryeministrin, Abazoviq. Ai gjatë qëndrimit  në Kosovë, përveç me kryeministrin, Albin Kurti, ai është takuar edhe me kryetarët e partive të tjera opozitare. Çështja e demarkacionit dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, janë arsyet që kanë shtyrë Haradinajn ta refuzojë ftesën për takim. Abazoviq ka theksuar se  Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është organizata më e madhe fetare. Kemi marrëveshje edhe me Bashkësinë Islame, Bashkësinë Herbreje, Kishën Katolike. Kemi dashur që t’i sjellim të gjithë në nivel sa i takon ligjit”. Është hera e parë kur me marrëveshje kemi marrë obligime. Është njohje. Ata kanë hyrë në sistemin ligjor të Malit të Zi. Kjo nuk ka ndodhur përgjatë 30 vjetëve të Millo Gjukanoviqit, sepse kanë dashur që ta mbajnë si çështje që kur të vjen koha e zgjedhjeve ta aktivizojnë”, tha Abazoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …