Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pranon ftesën për vizitë në Kiev nga kryetari ukrainas, Vladimir Zelensky

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesën për vizitë në Kiev nga presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky. Ai ka filluar idenë se edhe liderët e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, t’i bashkëngjiten në këtë vizitë. Në idenë e Abazoviqit theksi u vu tek kryeministrat e vendeve anëtarë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Lajmi për pranimin e ftesës është bërë i ditur nga Qeveria e Malit të Zi, përmes një komunikate. “Kryeministri Dritan Abazoviq, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Zelenskyy, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës. Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …