Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm, Dritan Abazoviq. Në vend të Abazoviqit, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi. “Sot i dorëzova Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për zëvendësimin e Dritan Abazoviqit, Evropa tani! Për një Mal të Zi të shëndoshë”,ka shkruar Krivokapiq, në kohën kur përflitej se Abazoviqi kishte gjasa të zgjidhej kryeministër me pajtimin e disa partive të tjera të Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …