Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksuan bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në përballimin e krizës energjetike, raporton Anadolu Agency (AA). Kovaçevski dhe Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për media në Shkup, pas mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare midis qeverive të dy vendeve. Dy kryeministrat kanë vullnet të madh për bashkëpunim në të gjitha sfidat dhe se janë bashkë në rrugëtimin evropian. Kovaçevski u shpreh se midis dy qeverive u nënshkruan disa memorandume për nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me fokus të veçantë te energjia. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjithashtu falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë gjatë anëtarësimit të vendit në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …