leoni

Kryeministri i Maqedonisë, Kristian Mickovski, gjatë takimit me Albin Kurtin foli për Vjosa Osmanin e bashkëpunimin mes dy shteteve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kristian Mickovski, gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti foli kryesisht për incidentin që pati kryetarja, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit. Ai tha se veç kësaj u  hapën të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për marrëdhëniet e dy shteteve, dy qeverive dhe dy popujve të dy shteteve. Mickoski folën për bashkëpunimin ekonomik por edhe për “autostradën që do ta lidhë kalimin kufitar me kryeqytetin” dhe “aksin rrugor potencial që do ta lidhë Tetovën dhe Prizrenin”. Albin Kurti, në fjalën e tij foli më shumë për bashkëpunimin ndërshtetëror.  Kosova ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë e Veriut edhe në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes. Delegacioni nga Kosova në vizitë Maqedonisë  është i përbërë nga Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Shvarc, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Maqedo0ninë e Veriut. Më herët zëvendësi i kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …