Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani. Ai ka bërë me dije se në këto 100 ditë e ka arsyetuar besimin dhe nderin që i është dhënë. Të jesh kryeministër, sidomos kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është privilegj, nder dhe mbi të gjitha, përgjegjësi për funksionimin e shtetit, institucioneve që janë në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve. Në këto 100 ditë e arsyetova besimin dhe nderin që më ishte dhënë. Jam veçanërisht krenar që u zgjidhën me sukses 10 probleme urgjente, që e përfaqësova shtetin tonë në 5 evenimente të rëndësishme jashtë vendit dhe që u takova me shumë qytetarë prej të cilëve dëgjova personalisht për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe për pritjet që i kanë. Njëqind faqet me material tekstual dhe me foto janë në dispozicion për të gjithë qytetarët interesat e të cilëve i përfaqësoja dhe do të vazhdoj t’i përfaqësoj pa dallim se në cilin funksion kam qenë ose do të jem”, ka shkruar Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …