Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka bërë thirrje Kinës që ta dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Gjatë intervistës për gazetën “Sunday Times” ai ka theksuar se përkrahja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore. “Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive” ka deklaruar mes tjerash për gazetën “Sunday Times” kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Duke folur për luftën në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka deklaruar se koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Ai ka theksuar se zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …