Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shprehu shqetësimin e tij se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane do të ketë pasoja të rënda për sigurinë evropiane. Zgjedhjet në Amerikë do të kenë pasoja serioze për politikën evropiane, veçanërisht në fushën e sigurisë,” tha Tusk në një konferencë shtypi para fluturimit të tij në Budapest për një samit të liderëve evropianë. Ai theksoi se për Poloninë është shumë e rëndësishme që të mbrohen interesat e saj, duke shtuar se ato janë të përcaktuara qartë. “Për ne është shumë e rëndësishme, dua ta theksoj këtë, Polonia ka interesa të përcaktuara qartë,” tha ai. Tusk po ashtu theksoi se mesazhi i tij kryesor për liderët e tjerë evropianë do të ishte “konsolidimi i marrëdhënieve transatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …