Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ai do të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme, pasi që kryetari i Shqipërisë nuk e ka zhdekretuar shkarkimin e ish-ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. “Presidenti s’e ka zhdekretuar ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës, që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të presidentit”, ka shkruar Rama.
