leoni

Edi Rama: Të gjitha familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe të Vlorës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bisedoi me ambasadorët për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta

Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thirrur për t’i informuar ata lidhur me shkeljet që i ka bërë Kushtetuese, kryetari aktual, Ilir Meta. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim. Sot kreu i shtetit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve. Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e Partisë nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.  Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …