Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Ai publikoi në rrjetet sociale pamje gjatë takimit që zhvilloi me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kryetarin serb Aleksandër Vuçiç, në Moldavi. Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, theksoi Rama në postimin e tij. Edi Rama mori pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ky takim mbahet në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …