Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaron se qasja e gabuar e Kosovës në raport me dialogun po e ndihmon Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për ABC News  ka folur për akuzat e Albin Kurtit drejtuar ndjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrell, shefi i lartë i BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, emisar për dialogun. Ai thotë se nuk dyshon se Kurti ka dëshirë të madhe që të bëjë më të mirën për Kosovën, por as  vullnet i madh nganjëherë nuk mjafton. Janë disa gjëra që të lënë pa tekst dhe janë nga ato që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE, nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh ka thënë ndër tjerash, Edi  Rama, në ABC News.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …