Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Mynih të Gjermanisë

Dje pasi Kosova festoi 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Mynih të Gjermanisë ku për tri ditë rreth  është paraparë të  mbahet Konferenca e Sigurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri duke postuar një foto me Albin Kurtin. Edi Rama nuk ka preferuar të bëjë koment mbi takimin. Dje me aktivitete të shumta u festua 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe në të gjithë vendin pati organizime të shumta në nder të të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për atdheun. Gjithashu, të gjithë politikanët e Shqipërisë uruan ditën e pavarësisë duke nisur nga kryetari  Bajram Begaj, kryeministri Rama si dhe  liderë të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …