Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit ka uruar të gjithë qytetarët e vendit tonë, në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, ka deklaruar, Edi Rama.
