Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar vizitën zyrtare dyditore në Paris, me ftesë të kryetarit, francez, Emmanuel Macron. Ai do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive, që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Zhan Pol Agon, president i grupit i L’Oréalit dhe i komitetit Francë-Shqipëri, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse. Nesër do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elize, ku do të takohet dhe do të bisedojnë me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin në fund të takimit do të mbajnë edhe një deklaratë për medie. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …