Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të ulet në diskutime me opozitën, përmes gjuhës dhe jo përmes muskujve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me problemet për Asociacionin

Në forumin e medias për Evropën Juglindore, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se palët për një kohë të gjatë kanë shmangur të pashmangshmen, që sipas tij është të merren vesh. Për kryeministrin nuk ka rrugë tjetër, pasi vendi i tyre është në komunitetin euroatlantik. “Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Evropës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”. Rama tha se aktualisht situatën mes dy vendeve e sheh më pozitive. Sipas tij aktualisht ka progres në parim për të ecur përpara në çështjen e asociacionit. Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë me e dobishme për gjithkënd, sesa çfarëdolloj përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shndërruar politikën e jashtme në një mjet të politikës së brendshme”. Situata tanimë siç e shoh unë, është paksa ndryshe, sepse ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e asociacionit. Shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtar këtu. Kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edh më dramatike, nëse e pashmangshmja mohohet, mohohet e shtyhet. Kam besuar gjithmonë që kjo është e vetmja rrugëzgjidhje”, ka deklaruar, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …