Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë një ftesë NATO-s që të instalojë një bazë navale ushtarake, në Portin e ri të Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ta bërë të ditur sot se vendi i ka bërë një ftesë NATO-s që të instalojë një bazë navale ushtarake në Portin e ri të Durrësit, që do të ngrihet në Porto Romano. Në një konferencë me gazetarët pas vizitës e tij në Samitin e NATO-s në Madrid, Rama u shpreh se së shpejti do të vijojë diskutimi në Bruksel lidhur me propozimin e Shqipërisë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet, për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit . Sa i përket portit, do të financojmë vetë pjesën tregtare, kemi ftuar NATO të marrë pjesë në bashkëfinancimin e pjesës ushtarake. Do të ketë vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n”, ka saktësuar kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …