Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit si dhe qeverisje të suksesshme. “Duke ju përcjellur këtë mesazh, uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikë së Kosovës. Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidva transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët” thuhet në mes tjerash në letrën uruese që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …