Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vizitës në Tiranë më 15 shkurt. Përmes letrës, Rama shpreh ‘vlerësimin e thellë për të gjithë ata që mundësuan vizitën, veçanërisht Ambasadën Amerikane në Tiranë’, teksa vë theksin se Shqipëria ‘mbetet e përkushtuar për të mbështetur reformën shumë të nevojshme të shtetit të së drejtës si një bazë kritike e demokracisë shqiptare dhe një shtyllë jetike në përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Rama thotë se ka ardhur koha që Aleanca të thërrasë një Samit të plotë në Ballkanin Perëndimor, për herë të parë ndonjëherë. ‘Pas diskutimit tonë në Tiranë, dëshiroj të ritheksoj synimin e Shqipërisë për të pritur Samitin e NATO-s 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në vitin 2026, të cilin Turqia e ka ofruar bujarisht për të pritur’-thotë Rama. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …