Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka përgjigjur sulmit të kryeministrit grek, Qiriakos Micotakis lidhur me Fredi Belerin, i cili po mbahet në burg pasi është zënë në flagrancë duke blerë vota në zgjedhjet vendore, ku edhe ka marrë vota më shumë dhe kishte fituar, në garë. Në përgjigjen e tij kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, në formë edhe në përmbajtje. Forma përmbante një simbolikë ndryshe, që i tregonte Micotakisit se, nuk mund të jetë Athina që cakton se kush cila zonë minoritare greke, në Shqipëri. Pasi kjo është e përcaktuar dhe është zona e Dropullit, e cila jo vetëm që është bashki më vete, ku respektohen të drejtat politike, por ka edhe investime të qeverisë. Ndërkaq, ndryshe nga Micotakis, që nuk resht në helmin ndaj qeverisë e Tiranës, Rama i bën të ditur se sheshi në qendër të Derviçanit, fshatit më të madh të bashkisë minoritare greke, do të mbajë emrin e babait të kryeministrit aktual grek, Kostandin Micotakis.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …