“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë e unë do të shkoj personalisht në Strasburg në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt, i cili bëhet gjithmonë e më shqetësues në këndvështrimin tim dhe këndvështrimin tonë, që është pabazueshmëria totale të raportit të Dick Marty si dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një shtëpie të verdhë e të trafikut të organeve, duke pasur parasysh që akuza e trafikut të organeve është një akuzë e përsëritur edhe në kontekste të tjera, nga ana e propagandës ruse, duke pasur parasysh që dhe në Këshillin e Sigurimit Rusia ka goditur përsëri me një fjalim të ambasadorit të saj, duke u kthyer tek trafiku i organeve e duke pasur parasysh që në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nuk ka as edhe një fakt të lidhur me Dick Marty në raportin e tij që ishte shkaku pse u mor gjithë rruga për të shkuar tek gjykatat speciale. Për këtë, dikush duhet të hapi veshët, në mos të përgjigjet, pro të paktën duhet të dëgjojë. Bota këtë duhet ta dëgjojë. Sponsoret e atij tribunali duhet ta dëgjojnë. Ai tribunal është projektuar për ti dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga Dick Marty. Nuk ka asnjë gjë në atë aktakuzë dhe ne kemi të gjithë të drejtën të besojmë që këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën, aspak dashamirëse me shqiptarët, që e kanë nxitur këtë raport. Kjo për këtë pjesë”, ka thënë Rama në konferencën e përbashkët për medie me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …