Edi Rama: Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE nuk duhet të ndodhë në llogari ose në dëm të vendeve të Ballkanit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se opozita ka në krye një buf kënete, sikur është Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  ka deklaruar se opozita ka në krye një buf kënete, sikur është  Sali Berisha. Rama tha se opozita është kthyer në një kënetë bretkosash që vetëm hedhin baltë për Shqipërinë jashtë Shqipërisë, duke ulur sipas tij imazhin e vendit tonë, shkruan A2 CNN. Ai shtoi se edhe partitë e reja opozitare nuk kanë asgjë të re për të ofruar, pasi sipas tij, edhe ato kopjojnë Sali Berishën dhe janë vegla të tij. Çfarë meriton opozita që merret me librin e shtëpisë time. Nuk ma ha mendja  libri i shtëpisë sime ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë. Kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp. Unë s’jam marrë thuajse hiç me opozitën, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime. Pasi kanë hedhur vetëm baltë brenda dhe jashtë Shqipërisë për Shqipërinë nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos që ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votë. Prandaj do merrem pak edhe me ta, apo jo. Por me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Konicës, Fishtës dhe asnjëherë kurrë me baltë e shpifje, ka shkruar mes tjerash, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

17 vjetori i masakrës së serbëve kundër shqiptarëve më 3 e 4 shkurt të vitit 2000

Natën mes 3 e 4 shkurtit të vitit 2000, serbët në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore

Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit   2000, “Rojat e urës” në Veri të …