Edi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se rrëzimi i mitit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, tani është një moment historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar  se rrëzimi i mitit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri është një moment historik. Ai  theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të veshur me pushtet, të cilët  deri dje dukeshin të paarritshëm nga dora e drejtësisë, njerëz që e bënin Shqipërinë të dukej edhe në demokraci një vend ku pandëshkueshmëria kishte mitin e saj. Sot janë të gjithë të prekshëm dhe mitit i pandëshkueshmërisë në Shqipëri është rrëzuar. Kryeministri u shpreh se në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. Këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e Pavarësisë mund t’ia mundësonte Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …