Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e bandave serbe kundër EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ai ka shkruar se rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj dialogu, madje komplikon më tej çdo gjë. “Sulmet mbi EULEX janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ …