Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet në veri kundër Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmet në veri kundër Policisë së Kosovës dhe të  EULEX-it, nga bandat serbe. Ai shkroi se sulmet e tilla dhe rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë. Sulmet mbi EULEX-in, janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë! cilat do qofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”. Shtyrja e zgjedhjeve nga Kosova është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!”, ka shkruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …