Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi vizitën e kryeministres së Italisë, Gjorgjia Meloni në Shqipëri. Ai theksoi se ekziston një raport shumë i thellë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila sipas tij ka qenë avokatja më e madhe. Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme me Italinë, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë. Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Gjorgjia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për t’u bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, tha Rama. Kryeministrja italiane zgjodhi të kalojë katër ditë pushime në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ku është takuar edhe me kryeministrin Rama. Ajo ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare në Vlorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …