Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim. Ai ka thënë se gjithnjë e më shumë po afrohen drejt partneritetit strategjik në mes të dy shteteve.

 “Është kënaqësi që sot jemi këtu. Jo për faktin se është gjithmonë kënaqësi të vijmë në Prishtinë, por për faktin se sot kemi bërë një bilanc pozitiv të bashkëpunimit. Ndërkohë kemi rënë dakord për disa gjëra me rëndësi. Nuk ekzagjeroj fare po të them se pas çdo mbledhje të përbashkët ne i afrohemi pak më shumë qëllimit madhor të dokumentit të partneritetit strategjik mes dy shteteve tona të nënshkruar në Prizren. Sot kemi rënë dakord, që në kuadër të 110-vjetorit të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë të Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të dy republikave. Një seancë jubilare, ku deputetët e të dyja shteteve, do të jenë bashkë, për të adresuar, popullin shqiptar, kudo ku ai ndodhet dhe po ashtu kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë edhe revistën e parë bashkëqeveritare që do t’i shërbejë të gjithëve për të parë të gjitha faktet dhe shifrat e bashkëpunimit, të gjitha marrëveshjet dhe nivelin e zbatimit të tyre. Në këtë mënyrë do të kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive që do të publikohet rregullisht në fund të çdo viti, për t’i informuar të gjithë të interesuarit”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …